Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar aksion për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në Lipjan.
Përmes një njoftimi drejtuar konsumatorëve, kompania ka bërë të ditur se aksioni ka për qëllim trajtimin e borxheve të papaguara dhe përmbushjen e obligimeve financiare nga ana e konsumatorëve për shërbimet e ofruara.
KRU “Prishtina” vazhdon të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit dhe kanalizimit. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

