Një grup të miturish sulmuan fizikisht një bashkëmoshatar në oborrin e një shkolle fillore në “Bit Pazar” të Shkupit, dhe i gjithë incidenti u regjistrua me një telefon celular dhe u postua në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, sulmi ndodhi më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes, kur disa të mitur sulmuan djalin, njëri prej të cilëve ishte i njohur për të.
Ndërsa dhuna po ndodhte, një i mitur tjetër filmoi ngjarjen me një telefon celular, pas së cilës video u shpërnda në një rrjet social.
Rasti u raportua në SPB Shkup më 15 tetor, në orën 10:30 të mëngjesit, nga 43-vjeçari D.L.
MPB njoftoi se po merren masa për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe për të sqaruar plotësisht rastin.

