KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LIVE- Policia hedh ujë drejt protestuesve, eskalon situata tek Ministria e Arsimit

LIVE- Policia hedh ujë drejt protestuesve, eskalon situata tek Ministria e Arsimit

Situatë e tensionuar vazhdon të jetë në Tiranë në ditën e katër të protestës.

Derisa në qendër të qytetit po vazhdojnë përplasjet e protestuesve, ndezja e zjarreve dhe thyerja e bizneseve situatë edhe më e rënduar tani për tani është tek objetki i Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit janë mbledhur para këtij objekti derisa Policia ka hedhur ujë në drejtim të rpotestuesve për të tentuar që t’i shpërndajë ata, raporton lajmi.net.

Po ashtu një formë e re proteste po zhvillohet këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të lidhura krah për krah me njëra-tjetrën. Të rreshtuara krah për krah, vajzat brohorasin njëzëri.

Sipas pamjeve, vajzat i paraprijnë protestës dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku më herët janë shënuar disa përplasje.

Kjo është një skemë ndryshe nga ditët e tjera të protestës, pasi këtë herë vajzat kanë vendosur të jenë në krye të marshimit, duke brohoritur në drejtim të policisë: “Turp, turp!”/Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.