Protestat në Tiranë kanë vijuar edhe këtë të premte, më 16 tetor, në ditën e katërt të demonstratave, ndërsa situata në kryeqytetin shqiptar mbetet e tensionuar.
Në një video të publikuar nga Lajmi.net në Facebook, shihet një e moshuar që u del përballë protestuesve dhe tenton t’i ndalë, në një moment kur tubimet dhe përplasjet kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
Protestat, të nisura me pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve, janë zgjeruar edhe me qytetarë të tjerë. Gjatë ditës së sotme, demonstruesit kanë bllokuar rrugë dhe janë grumbulluar pranë institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Arsimit.
Pakënaqësitë lidhen me problemet në arsim, korrupsionin dhe kërkesat për ndryshime politike./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

