KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë

Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 24 nga gjithsej 40 vendvotime, që përbëjnë rreth 60 për qind të totalit të votave nga misionet diplomatike.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm edhe në këtë kategori votimi, duke marrë shumicën dërrmuese të votave të numëruara deri tani.

Rezultatet aktuale nga votimi diplomatik:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 87.01% apo 5,915 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 5.62% apo 382 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 4.80% apo 326 vota
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 1.54% apo 105 vota

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit do të vazhdojë edhe me vendvotimet e mbetura, ndërsa rezultatet përfundimtare nga votimi jashtë vendit mund të kenë ndikim në ndarjen e mandateve, veçanërisht në garat e ngushta brenda subjekteve politike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.