KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

DREJTPËRDREJTË nga Tirana, protestuesit e nisin ditën përreth institucioneve duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës

DREJTPËRDREJTË nga Tirana, protestuesit e nisin ditën përreth institucioneve duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës

Për gati pesë ditë rresht numër i madh i protestuesve vazhdojnë protestën e tyre në qendër të Tiranës.

Edhe sot që në orët e para të ditës protestuesit veçse janë mobilizuar duke nisur ecjen e tyre përreth institucioneve dhe qendrës së kryeqytetit shqiptar.

Shumë të rinj e të reja janë mbledhur duke brohoritur he duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Këto protesta nisën fillimisht me kërkesat e studentëve për kushte më të mira, e më pas atyre iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë të cilët kërkojnë që Edi Rama të jap dorëheqje dhe drejtimi i Shqipërisë të drejtohet nga tjetër kush.

Protestat më pas u bën edhe më të dhunshme, ku u dëmtuan shumë institucione e biznese derisa më pas Policia përdori edhe dhunë në drejtim të tyre, gaz lotsjellës, shpërndau ujë dhe arrestoi shumë prej tyre.

Shqetësuese ishte fakti se shumë prej të arrestuarve po mbaheshin në kushte mizore, në mungesë të hapësirave për të ndaluarit.

Detajet e fundit nga këto protesta mund t’i merrni nga Lajmi.net që po ndjek drejtpërdrejtë protestën në qendër të Shqipërisë.

Ndryshe protestuesit e arrestuar pas tubimit të 13 tetorit kanë dalë këtë të premte para Gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Seanca ka nisur në orën 08:30, ndërsa procesi po zhvillohet në grupe për shkak të kufizimit të ambienteve.

Gjyqtare e çështjes është Amarilda Sulaj. Në ambientet e gjykatës janë parë edhe forca policore të pajisura me skafandër dhe maska gazi, të cilat janë vendosur në gatishmëri për çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës. Deri më tani, situata paraqitet e qetë.

Sipas informacionit të deritanishëm, për protestuesit janë caktuar masa të ndryshme sigurie, përfshirë arrestin në shtëpi, detyrimin për t’u paraqitur dhe arrestin me burg./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.