Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bendit, në shtetin amerikan të Oregonit, ku një 16-vjeçar ka vrarë tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore, përpara se të vritej nga një qytetar, bëri të ditur policia.
Sipas shefit të policisë së Bendit, Mike Krantz, sulmuesi hyri me forcë në shkollën fillore Silver Rail, të enjten pasdite, duke qëlluar me armë zjarri drejt dyerve të mbyllura të objektit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Autori u qëllua për vdekje nga një pjesëtar i komunitetit, i cili e ndoqi brenda shkollës dhe u përball me të, konfirmoi Krantz.
Viktimat e sulmit janë tre fëmijë, të moshës pesë, tetë dhe 11 vjeç. Ndërkohë, një fëmijë shtatëvjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse 16-vjeçari kishte ndonjë lidhje me shkollën. Identiteti i tij dhe ai i viktimave nuk janë publikuar.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje në komunitetin lokal. Steven Cook, zyrtari më i lartë administrativ i distriktit shkollor, shprehu ngushëllimet për familjet e prekura.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.

