KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rritet kriminaliteti në Zvicër, mashtrimet pothuajse dyfishohen brenda tre vitesh

Rritet kriminaliteti në Zvicër, mashtrimet pothuajse dyfishohen brenda tre vitesh

Kriminaliteti në Zvicër ka shënuar rritje gjatë periudhës 2022-2025, kryesisht për shkak të mashtrimeve dhe veprave penale kundër pronës, ndërsa qytetarët raportojnë rënie të ndjenjës së sigurisë. Këto janë gjetjet e një studimi të realizuar nga dy universitete zvicerane.

Sipas anketës së kriminalitetit për vitin 2025, 15,9% e të anketuarve deklaruan se kishin qenë viktima të mashtrimit gjatë vitit të kaluar, krahasuar me 8,4% në vitin 2022.

Studiuesit vlerësojnë se rritja e rasteve të regjistruara nuk lidhet kryesisht me gatishmërinë më të madhe të qytetarëve për të raportuar krimet.

“Kjo do të thotë se rritja e krimeve të regjistruara nuk i atribuohet kryesisht gatishmërisë më të madhe për të raportuar veprat penale”, tha Dirk Baier, bashkëdrejtues i projektit dhe profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW).

Përjashtim përbënin veprat penale seksuale, për të cilat nuk u evidentua rritje e shkallës së viktimizimit. Studimi evidentoi gjithashtu një rënie të ndjenjës së sigurisë në mesin e banorëve të Zvicrës.

Në vitin 2025, 83,1% e të anketuarve thanë se ndiheshin mjaftueshëm ose shumë të sigurt në lagjet e tyre pas rënies së natës. Në vitin 2022, kjo përqindje ishte 87,6%, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, 37,9% e pjesëmarrësve e konsideronin të pamjaftueshme praninë e policisë në hapësirat publike, krahasuar me 28,9 për qind në anketën e mëparshme. Megjithatë, besimi i qytetarëve te policia vazhdon të mbetet i lartë.

Studiuesit theksuan se rënia e ndjenjës së sigurisë duhet të merret seriozisht, por pa u ekzagjeruar përmasat e saj.

“Pavarësisht rënies së ndjenjës së sigurisë, popullsia vazhdon ta perceptojë Zvicrën si një vend të sigurt”, deklaroi Nora Markwalder, bashkëdrejtoreshë e projektit dhe profesoreshë në Universitetin e St. Gallenit.

Në anketë morën pjesë 13.500 persona të moshës 16 deri në 80 vjeç, të cilët jetojnë në Zvicër.

Një raport plotësues mbi dhunën në familje tregoi se nuk kishte ndryshim të përgjithshëm statistikisht të rëndësishëm nga viti 2022 në përqindjen e personave që kishin përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Megjithatë, gratë raportuan përvoja të tilla në përqindje më të lartë se burrat. Sipas të dhënave, 5,4 për qind e grave deklaruan se kishin përjetuar dhunë në familje, krahasuar me 2,2% të burrave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.