Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në “Opinion” në Tv Klan u shpreh se zgjidhja në këto kushte përplasjesh në bulevard është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se rinia e ka dhënë zgjidhjen dhe politikës nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç se duhet ta zbatojë thirrjen e tyre për ndryshim.
Shehaj tha se qytetarët po kërkojnë ndryshimin e klasës politike, ndërsa shtoi se për të sjellë ndryshimin e dëshiruar, qytetarët duhet të angazhohen politikisht, duke krijuar një parti të re ose duke iu bashkuar një force politike ekzistuese.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka zgjidhje tjetër. Shkojmë në zgjedhje. Mjaftojmë t’i dëgjojmë, ka një thirrje ulëritëse për ndryshim.
Duan ndryshim. Ka vetëm një zgjidhje, ose do krijosh një partie politike, ose do t’i bashkohesh një partie politike.
Duhet thënë troç. Qytetarët po japin zgjedhje. Zgjidhja e qytetarëve është se duan ndryshimet klasës politike”, tha ai.

