KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Gjendja e Tiranës pas përfundimit të protestës sot nga syri i kamerës së lajmi.net

Gjendja e Tiranës pas përfundimit të protestës sot nga syri i kamerës së lajmi.net

Tirana është përballur me një ditë të tensionuar edhe të enjten, më 15 tetor, kur protestat e studentëve kundër Qeverisë shqiptare u shoqëruan me përplasje me policinë, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe ndërhyrje me gaz lotsjellës e ujëhedhës.

Pas disa orësh tensione, protestuesit nisën të shpërndaheshin në rrugët e kryeqytetit. Disa u drejtuan nga zona e Trenit, ndërsa të tjerë drejt Zogut të Zi, sipas raportimeve nga terreni, raporton lajmi.net.

Gjatë protestës, situata u përshkallëzua në disa pjesë të qytetit. Protestues hodhën gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujëhedhës për shpërndarjen e turmës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u dogjën kioska dhe një pemë, ndërsa u raportuan edhe dëmtime të bizneseve private.

PAMJE: Qyteti i Tiranës pas protestës, fotografi nga kamera e lajmi.net: 

Protestat e studentëve lidhen me pakënaqësitë për gjendjen në universitete, kostot e larta të arsimit, mbështetjen e pamjaftueshme financiare dhe mundësitë e kufizuara të punësimit pas diplomimit. Ato janë zhvilluar në një klimë më të gjerë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe akuzave për korrupsion.

Për pasojë të përplasjeve, pati persona të lënduar dhe ndërhyrje mjekësore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara pasditen e 15 tetorit, në Spitalin e Traumës ishin paraqitur 14 persona të lënduar, përfshirë tetë policë, katër protestues dhe dy të mitur.

Pamjet e realizuara pas përfundimit të protestës pritet të tregojnë më qartë gjendjen e rrugëve dhe hapësirave publike pas një dite të shoqëruar me tensione dhe dëmtime në kryeqytetin shqiptar./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.