KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron

“Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të enjten, pas një takimi në Bruksel me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se është thelbësore që Ukrainës t'i ofrohen të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur popullsinë civile dhe infrastrukturën e saj.

Në një mesazh në Telegram, Zelensky e përshkroi bisedën e tij me Macronin si "shumë konkrete" dhe theksoi se Ukraina e vlerëson Francën për "ndihmën maksimale në gjetjen e përgjigjeve ndaj përshkallëzimit rus", transmeton Klankosova.tv.

Sipas Reuters, Zelensky bëri të ditur se Franca do të ofrojë ndihmë të mëtejshme për aviacionin ukrainas gjatë muajit të ardhshëm, si dhe se të dyja palët janë të vendosura të përshpejtojnë punën për projektin FREYJA, i cili synon krijimin e një sistemi evropian të mbrojtjes kundër raketave balistike. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.