KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA paralajmëron qytetarët: Largohuni menjëherë nga Rusia

SHBA paralajmëron qytetarët: Largohuni menjëherë nga Rusia

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që amerikanët të lënë menjëherë Rusinë – dhe ata që qëndrojnë të mbajnë një profil të ulët dhe të shmangin mediat sociale.

Autoritetet amerikane paralajmërojnë për rreziqe të larta për të huajt në Rusi, për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Midis rreziqeve të përmendura janë mundësia e arrestimeve arbitrare, asistenca konsullore e kufizuar, si dhe sanksione që e komplikojnë përdorimin e kartave bankare dhe transfertat e parave, raporton foxnews.

Deklarata thekson se forcat e sigurisë ruse kanë qenë shpesh të përfshira në arrestime pa bazë dhe kërcënime ndaj shtetasve amerikanë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu nënvizon rastet ku amerikanët janë arrestuar me akuza të fabrikuara, u është mohuar gjykimi i drejtë dhe janë dënuar pa prova.

Një shqetësim tjetër i përmendur është kërcënimi potencial i sulmeve terroriste.

Më herët, inteligjenca ukrainase paralajmëroi se Kremlini mund të jetë duke përgatitur një provokim të gjerë që përfshin viktima civile. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.