Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e re do të nisë të shtunën, më 17 tetor, me përballjen ndërmjet Llapit dhe Dritës, e cila do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Katër ndeshjet e tjera do të luhen të dielën dhe të hënën.
Të dielën, më 18 tetor, Gjilani do të përballet me Feronikelin 74 nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, nga ora 14:00, Malisheva do të jetë nikoqire e Vushtrrisë, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Java e 10-të do të vazhdojë të hënën, më 19 tetor, me dy ndeshjet e fundit.
Nga ora 14:00, Ballkani do të përballet me Prishtinën në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndërsa nga ora 18:00, Dukagjini do ta presë Drenicën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

