KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KE për rastin e Iva Mihailovës: Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe

KE për rastin e Iva Mihailovës: Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe

Komisioni Evropian me një mesazh mbi rastin “Iva Mihailova”, “Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe”.

KE për “TV24” tha se ndihma konsullore është kryesisht në kompetencë të autoriteteve kombëtare. Brukselit iu dërguan pyetje: nëse Ministria e Jashtme e RMV-së e informoi Komisionin për rastin, nëse reagimet e autoriteteve bullgare janë në përputhje me detyrimet e Bullgarisë si shtet anëtar i BE-së dhe nëse Brukseli do të kërkojë përgjigje shtesë për rastin Mihailova.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se komisioni nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe.

“Komisioni nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe, dhe ndihma konsullore kryesisht bie në kompetencë të autoriteteve kombëtare”, thonë nga KE.

Ndërsa Shkupi e kërkon atë me një urdhër arresti ndërkombëtar, Sofja refuzon ekstradimin, duke përmendur Konventën Evropiane dhe mungesën e një marrëveshjeje të ratifikuar. Mihailova u largua nga Maqedonia vetëm pak ditë pas takimit kokë më kokë midis Mucunskit dhe Çamovas.

Ndërkohë, nga Berlini, Ministrja e Jashtme bullgare Petrova-Çamova dërgoi një mesazh për vlerat evropiane. Në takimin me homologun e saj gjerman Wadeful, ajo tha se respektimi i të drejtave themelore dhe mosdiskriminimi janë vlera kyçe të BE-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.