Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku familjarët e një zyrtari policor kanë shkuar për t’i dërguar ushqim gjatë angazhimit të tij në detyrë.
Pamjet janë publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku polici shihet duke takuar familjarët e tij gjatë protestës. Në video, ai shfaqet gjithashtu duke përqafuar një të mitur.
Kryeministri Rama ka zgjedhur ta shoqërojë videon me një mesazh të shkurtër, duke shkruar: “Respekt”. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

