Këngëtari Labinot Rexha, në emisionin “Kosova Today’” ka folur rreth përjetimeve të tij në Big Brother VIP Kosova.
Pos momenteve të bukura, lozonjare e qesharake, Labi tha se ka pasur momente edhe kur nuk është ndjerë mirë, transmeton Klankosova.tv.
“Rasti kur kam menduar që trimat tanë janë në Hagë, dhe unë gjithmonë e kam shënuar në flokë UÇK, edhe aty më kanë prekur ato motrat dhe shumë persona të tjerë, që më thoshin se e bëj për vëmendje”, tha Rexha.
Pos tjerash, Rexha tha se e ka prekur edhe rasti i akuzës që ka një fëmijë me një shtetase serbe.
Në Klan Kosova, Labinot Rexha rrëfeu të vërtetën.
Burimi: klankosova.tv ↗

