KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Del Piero i lëvdon lojtarët e Real Madridit dhe e shpjegon arsyen e humbjes së Romës

Del Piero i lëvdon lojtarët e Real Madridit dhe e shpjegon arsyen e humbjes së Romës

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero i lëvdoi lojtarët e Real Madridit pas fitores emocionuese ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Duke qenë në disavantazh 3-1 në Olimpico të mërkurën në mbrëmje, Real Madridi u rikthye për të fituar 4-3 dhe për të shmangur humbjen e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon në raundin e dytë të fazës së ligës.

“Ne prisnim që Roma të dominonte ndeshjen, dhe ata e bënë. Por nga ana tjetër, këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm (Real Madridit) u duhen vetëm 15 minuta për të krijuar tre ose katër raste të pastra. Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe përvojën për të ditur se asgjë nuk është e vendosur përgjithmonë”, ka thënë fillimisht Del Piero për gazetën AS.

“Liga e Kampionëve tani është bërë një garë e hapur për çdo mundësi. Edhe në situata kur ndiheni relativisht rehat, siç është rasti kur jeni dy gola përpara në shtëpi dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes pasi keni luajtur më mirë”.

“Sipas mendimit tim, Roma nuk ka nevojë për një rivlerësim të plotë. Një rivlerësim është i nevojshëm vetëm pas një humbjeje dërrmuese 4-0 ose pas humbjes së tre ndeshjeve radhazi, jo pas një ndeshjeje si kjo”.

“Ata humbën për shkak të një rënieje të përqendrimit, por e tëra çfarë u duhet është të kapërcejnë zhgënjimin. Kjo lloj humbjeje është ajo që e bën një ekip të rritet”.

“Unë besoj se Giallorossët kanë potencialin, me disa ndryshime, të bëhen një ekip i klasit të parë”, përfundoi legjenda e Juventusit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.