KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shala njofton për rifillimin e grumbullimit të mbeturinave në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec

Shala njofton për rifillimin e grumbullimit të mbeturinave në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec

Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, Burim Shala, ka njoftuar se ka rifilluar normalisht shërbimi i grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave në komunat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit.

Sipas njoftimit të Shalës, rifillimi i shërbimeve vjen pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet KRM “Ekoregjioni”, Komunës së Prizrenit dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), për tejkalimin e problemit lidhur me deponimin e mbeturinave.

Ai ka bërë të ditur se shërbimet do të vazhdojnë normalisht në të gjithë territorin ku operon kompania, përfshirë zonat urbane dhe rurale.

Shala u ka kërkuar falje qytetarëve dhe bizneseve për shqetësimet e shkaktuara nga ndërprerja e shërbimeve, ndërsa ka falënderuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtorin e Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, si dhe menaxhmentin e KMDK-së për kontributin në zgjidhjen e situatës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.