KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapen në flagrancë ‘dilerët’ në Ferizaj

Kapen në flagrancë ‘dilerët’ në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, njësitë policore kanë kontrolluar dy automjete, nën dyshimin se në to po kryhej shitblerje e substancave narkotike, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.