Para se të takohej me kryeministrin britanik Andy Burnham të mërkurën në orët e pasdites, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për gazetarin Piers Morgan.
Dhe i pyetur nëse ndihet i tradhtuar nga “armëpushimi energjetik” dhe marrëveshja për naftën e Donald Trump me Vladimir Putinin, Zelensky tha: “Po, por është pak më e ndërlikuar. Kjo nuk varet nga unë; vendi ynë duhet të mbijetojë”.
Ai e cilësoi marrëveshjen e Trumpit për naftën si diçka “për të ardhur keq” dhe tha se “po humbasim një partner të fortë”.
“Për ne nuk bëhet fjalë për biznes, por për vetë jetën tonë; ky është vendi ynë, është trupi ynë, shtëpia jonë, fëmijët tanë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”.
– YouTube www.youtube.com
“Prandaj është e dhimbshme kur presidenti Trump zgjedh një anë, e jo anën tonë. Nuk e kemi problem nëse ai qëndron në mes, por nëse qëndron në mes, duhet të mbetet aty, e jo të kalojë në anën e gabuar”.
Zelensky vijoi duke thënë se mendon se këshilltarët e presidentit amerikan e kanë “gabim”, duke shtuar se “kjo nuk është ana e duhur e historisë”. /Telegrafi/

