KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensione në Tiranë, policia ndjek protestuesit në rrugët e kryeqytetit

Tensione në Tiranë, policia ndjek protestuesit në rrugët e kryeqytetit

Situata në Tiranë është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet kur policia ndjek protestuesit në rrugët e Tiranës, pas përshkallëzimit të situatës dhe incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 14 efektivë policie kanë mbetur të lënduar, ndërsa deri më tani 35 persona janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se po vijon identifikimi i personave të dyshuar për sulme ndaj efektivëve dhe dëmtim të pronës publike e private.

Protesta, e cila nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit, u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa situata u përshkallëzua gjatë zhvillimit të saj.

Autoritetet kanë paralajmëruar se personat përgjegjës për aktet e dhunshme do të përballen me procedurat ligjore.

Pamjet nga Tirana pasqyrojnë situatën e tensionuar dhe ndërhyrjen e policisë për të vënë situatën nën kontroll. /Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.