KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

La Liga e trondit Viniciusin, e suspendon për katër ndeshje: Ylli brazilian humb “El Clasicon”

La Liga e trondit Viniciusin, e suspendon për katër ndeshje: Ylli brazilian humb “El Clasicon”

Ylli i Real Madridit Vinicius Junior është suspenduar për plot katër ndeshje si pasojë e kartonit të kuq që mori ndaj Villarrealit.

Vinicius shënoi ndaj Villarrealit, por po në atë aksion kishte kapur për flokë lojtarin kundërshtar dhe pas rishikimit të VAR-it u përjashtua me të kuq.

La Liga tashmë ka marrë vendimin për veprimin e brazilianit për ta suspenduar për plot katër ndeshje.

Kësisoj, ai do ta humbasë përballjen me të rëndësishme si mysafir i Barcelonës në “Camp Nou”. Përpos katalunasve, Vini do të mungojë edhe kundër Sevillës, Racing Club si dhe Valencias.

Real Madridi pritet ta apelojë vendimin, por siç funksionon vazhdimisht gjasat janë të ulëta për ta fituar “përballjen ligjore”.

Real Madridi përndryshe është gjashtë pikë prapa Barcelonës, andaj duhet me patjetër t’i merr pikët e plota në “El Clasico”, që zhvillohet pas dy javëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.