KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Incident në Disney World, punëtori goditet nga një top 180 kg

Incident në Disney World, punëtori goditet nga një top 180 kg

Një punëtor në Walt Disney World në Florida po shërohet pasi u godit nga një top 180 kg gjatë një shfaqjeje, konfirmoi Disney.

Pamjet e incidentit u bënë virale.

Incidenti ndodhi gjatë “Indiana Jones Epic Stunt Spectacular!”, në të cilin rikrijohet drejtpërdrejt një skenë e famshme nga filmi i vitit 1981 “Raiders of the Lost Ark”.

Pamjet tregojnë një shkëmb të madh artificial, pjesë e sheshxhirimit, që rrotullohet jashtë kontrollit dhe rrokulliset drejt audiencës.

Në atë moment, njëri nga punëtorët qëndroi përpara tij dhe e ndaloi me trupin e tij, duke e penguar të arrinte te audienca.

Gjatë këtij procesi, ai u rrëzua përtokë.

Punëtori nuk mundi të ngrihej menjëherë pas përplasjes, dhe videoja tregon punëtorë të tjerë që nxitojnë për ta ndihmuar.

“Ne jemi të përqendruar në mbështetjen e anëtarit të ekuipazhit tonë, i cili po shërohet. Siguria është në zemër të gjithçkaje që bëjmë, dhe kjo pjesë e shfaqjes do të modifikohet ndërsa ekipi ynë i sigurisë përfundon shqyrtimin e asaj që ndodhi”, tha Disney. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.