Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 31.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha SPB-të në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 19.750 urdhërpagesash të lëshuara, 4.256 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përcaktuar, njoftojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“132 persona u ndaluan për drejtim të automjetit në mënyrë pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 109 për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre për drejtim automjetit në drejtim të ndaluar, 13 për drejtim të automjetit me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar në një zonë të banuara, shtatë për drejtim mjeti me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimeve.
Për më tepër, sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, gjatë muajit dhjetor janë regjistruar 5.515 shkelje për parkim të parregullt, janë vendosur 2.010 masa ndaj shoferëve që drejtonin automjet pa patentë shofer, si dhe 728 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 19 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, dhe u sanksionuan edhe 441 këmbësorë. 1.136 përdorues të rrugës u sanksionuan gjithashtu për mospërdorim të rripit të sigurisë.
Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 356 automjete u hoqën nga trafiku për shkak të paregjistrimit, dhe 187 për shkak të problemeve teknike. 110 shoferë u sanksionuan gjithashtu për mospërmbushje të kushteve të përcaktuara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/