KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kontaminohet uji në Lucern të Zvicrës, zviceranët që mbetën pa ujë po furnizohen me alternativa tjera

Kontaminohet uji në Lucern të Zvicrës, zviceranët që mbetën pa ujë po furnizohen me alternativa tjera

Uji i pijshëm në Menzberg, në kantonin e Lucernit të Zvicrës, është i ndotur prej gati një muaji me baktere E. coli dhe mikroorganizma të tjerë.

Për shkak të kësaj gjendje, rreth 100 deri në 150 banorë, nga afro 50 familje, janë të prekur dhe duhet ta ziejnë ujin para përdorimit.

Sipas komunës së Menznau-t, shkak i ndotjes ishte një defekt në sistemin e pastrimit të cisternave që transportonin ujin. Një çarje e vogël në valvulë lejoi që uji i ndotur të përzihej me ujin e pastruar, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

Këtij procesi i “ndihmuan” edhe temperaturat e larta, që favorizuan shumimin e baktereve.

Situatën e ka përkeqësuar edhe thatësira, pasi burimet lokale të ujit pothuajse janë tharë. Për këtë arsye, furnizimi me ujë bëhet përmes cisternave, ndërsa shpëlarja e plotë e rrjetit të ujësjellësit është shtyrë për shkak të mungesës së ujit.

Që nga e hëna, uji i furnizuar po trajtohet me klor dhe kontrollohet çdo ditë. Komuna thotë se situata po përmirësohet, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar probleme shëndetësore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.