Kompania Regjionale "Pastrimi", ka dalë me njoftimse është mbyllur deponia dhe është ndryshuar orari i kësaj deponie.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës Leutrim Retkoceri, ka deklaruar në Edicionin Special në Klan Kosova, se kjo ka ndikuar në grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
"Kufizimi i orari të Deponisë së Mbeturinave për Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, është i papranueshëm dhe cenon shërbimin dhe menaxhimin me mbeturinat në kryeqytet", deklaroi ai në Klan Kosova.
Retkoceri tha se vendosja e orarit të Deponisë së Mbeturinave është bërë pa konsultim me komunën.
Burimi: klankosova.tv ↗

