KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjashtë gola dhe dramë deri në fund, Bayern Munich shokohet në Norvegji nga Vikingu

Gjashtë gola dhe dramë deri në fund, Bayern Munich shokohet në Norvegji nga Vikingu

Bayern Munich është ndalur në një barazim spektakolar 3-3 në udhëtim te Vikingu në Norvegji, në një ndeshje dramatike me gjashtë gola, përmbysje të rezultatit dhe një karton të kuq për gjigantin gjerman.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Gianni Stensness shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke e befasuar skuadrën e Vincent Kompanyt.

Bayern tentoi të reagonte, por portieri Arild Ostbo u tregua vendimtar, duke ndalur një goditje të rrezikshme të Luis Diazit në minutën e 14-të dhe një goditje me kokë të Harry Kane në minutën e 34-t.

Ndërkohë, në minutën e 38-të, Peter Christiansen realizoi pas një aksioni individual, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Vikingun.

Pas pushimit, Kompany bëri tri zëvendësime, ndërsa Bayern Munich u rikthye fuqishëm në lojë. Në minutën e 54-t, pas rishikimit të situatës me VAR, gjyqtari akordoi penallti për mysafirët, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol një minutë më vonë, duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

Vetëm pesë minuta më pas, sulmuesi anglez realizoi sërish, këtë herë me kokë pas një krosimi, duke barazuar shifrat në 2-2.

Bayerni mendoi se kishte përmbysur gjithçka në minutën e 61-të, kur Luis Diaz dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 71-të, Luis Diaz shënoi përsëri, duke e përmbysur rezultatin në 3-2 për Bayernin. Konrad Laimer e shërbeu bashkëlojtarin, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte përballë portës së zbrazët.

Megjithatë, ndeshja mori një kthesë tjetër në minutën e 73-të, kur Michael Olise u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për protesta dhe u përjashtua nga loja. Me një lojtar më pak, Bayerni nuk arriti ta ruante epërsinë.

Në minutën e 90-të, Herman Johan Haugen shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 3-3 dhe duke i dhënë Vikingut një barazim dramatik ndaj kampionit gjerman.

Kështu, Bayern Munich u shokua në Norvegji, duke lëshuar nga duart një epërsi të krijuar në pjesën e dytë, ndërsa Vikingu festoi një pikë të rëndësishme pas një përballjeje spektakolare. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.