KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Portieri grabitet me armë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve – humbet ndeshjen e rëndësishme

Portieri grabitet me armë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve – humbet ndeshjen e rëndësishme

Portieri hungarez Peter Gulacsi dhe familja e tij u kërcënuan nga grabitës të armatosur, ndërsa klubi spanjoll vendosi ta lërë jashtë ndeshjes së rëndësishme evropiane.

Portieri i Villarrealit, Peter Gulacsi, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, pasi është përballur me një ngjarje të rëndë në shtëpinë e tij.

Sipas raportimeve, portieri hungarez 36-vjeçar u grabit me armë në orët e para të mëngjesit të së martës. Persona të paidentifikuar hynë me forcë në banesën e tij dhe e kërcënuan me armë, ndërsa ai ndodhej aty së bashku me familjen.

Fatmirësisht, askush nuk pësoi lëndime fizike. Megjithatë, për shkak të stresit të përjetuar nga kjo ngjarje, Gulacsi mori pushim dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për përballjen ndaj Napolit.

Portieri hungarez, i cili jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël, iu bashkua Villarrealit pas 11 vjetësh të kaluara te RB Leipzigu.

Një tjetër rast i grabitjes së futbollistëve në Spanjë

Ky nuk është rasti i parë kur futbollistët e lidhur me Villarrealin përballen me grabitje në banesat e tyre. Sipas raportimit, raste të ngjashme në të kaluarën kanë përjetuar edhe Karl Toko Ekambi dhe André-Frank Zambo Anguissa.

Probleme të tilla janë raportuar edhe në Valencia, qytet pranë Villarrealit, ku disa futbollistë, mes tyre Ezequiel Garay, Gabriel Paulista dhe Geoffrey Kondogbia, kanë qenë viktima të vjedhjeve me thyerje në shtëpitë e tyre.

Në mungesë të Gulacsit, portën e Villarrealit ndaj Napolit pritet ta mbrojë braziliani Luiz Júnior. Ai e nisi sezonin si zgjedhja e parë, por Gulacsi e mori më pas vendin e titullarit pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.