KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tensione në Ballkan? Demiraj: Ndikimet malinje të Serbisë nuk do të lejohen nga SHBA

Tensione në Ballkan? Demiraj: Ndikimet malinje të Serbisë nuk do të lejohen nga SHBA

Dritan Demiraj, në A2CNN, u pyet mbi tensione të mundshme në Ballkan gjatë vitit që sapo ka nisur.

Eksperti i sigurisë është i bindur që “Ballkani nuk po hyn në një fazë të re pasigurie”, pasi është nën mbështetjen “politike, ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Ballkani nuk po hyn në një fazë të re pasigurie. Më lejoni të risjell në vëmendjen tuaj atë që në fakt unë e kam deklaruar dhe më përpara, ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Dy dokumenta strategjikë të firmosur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur them kohët e fundit, në muajin dhjetor. Të dyja paraqesin rëndësinë e madhe të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë të veçantë duke përcaktuar Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën si vende tashmë të afirmuara në rendin e ri global si pjesë e aksit të Perëndimit dhe nën mbikëqyrjen dhe modernizimin, nën mbështetjen politike, ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Demiraj.

Sipas tij, “pa diskutim që ka problematika të operacioneve hibride” në Ballkan, por shtoi se “angazhimi i madh amerikan nuk do të lejojë operacionet dhe ndikimet malinje të Serbisë për të krijuar destabilitet”.

“Për sa kohë që shërbimet inteligjente ruse, FSB-ja, GRU-ja janë prezente gjatë gjithë kohës në territorin e Serbisë, bashkëpunojmë me qeverinë e saj, me Ministrinë e saj të Mbrojtjes, me shërbimet inteligjente BIA, edhe në Bosnjën serbe do të ketë operacione të asaj që njihen si operacione të intensitetit të ulët, operacione propagandistike, të dezinformimit, pra pjesë të luftës hibride. Por, tendenca e këtyre për shkak të angazhimit të madh amerikan duke e përcaktuar si domejnin e saj territorin e këtyre shteteve që sapo thashë, nuk do të lejojë operacionet dhe ndikimet malinje të Serbisë për të krijuar destabilitet”, theksoi Demiraj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.