KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tuttosport: Edon Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, në mesin e katër yjeve që po fiton rëndësi në projektin e Juventusit

Tuttosport: Edon Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, në mesin e katër yjeve që po fiton rëndësi në projektin e Juventusit

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka arsye për të qenë i kënaqur me paraqitjet e disa futbollistëve, të cilët po tregojnë shenja pozitive dhe po fitojnë rëndësi në projektin e tij te gjiganti italian.

Sipas “Tuttosport”, Pape Matar Sarr ka impresionuar trajnerin me ndikimin e tij gjithnjë e më të madh në mesfushë, ndërsa Edon Zhegrova po vazhdon të japë sinjale inkurajuese për zhvillimin e tij.

Ylli i Kosovës po synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira në skuadrën bardhezi, ndërsa paraqitjet e tij po vlerësohen si shenjë pozitive për vazhdimësinë e sezonit.

Në mesin e lojtarëve që po marrin vlerësime është edhe Kerim Alajbegoviq, i cili po spikat me përparimin dhe kreativitetin e tij.

Ndërkohë, Randal Kolo Muani ka dhënë një përgjigje pozitive, me golin e barazimit ndaj Cagliarit që shihet si një tjetër sinjal inkurajues për sulmuesin francez.

Megjithatë, Spalletti ka edhe një arsye për të qenë i pakënaqur, pasi Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Juventusit në Ligën e Evropës kundër Celta Vigos.

Pavarësisht këtij problemi, trajneri italian po fillon të shohë paraqitje individuale pozitive nga futbollistët e tij, ndërsa synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për pjesën e mbetur të sezonit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.