KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Keni humbur valixhen në Aeroportin e Prishtinës? Afati për ta tërhequr është deri më 21 tetor, më pas i dhurohet shoqatave humanitare

Keni humbur valixhen në Aeroportin e Prishtinës? Afati për ta tërhequr është deri më 21 tetor, më pas i dhurohet shoqatave humanitare

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre gjatë udhëtimeve.

Përmes një njoftimi publik, aeroporti u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë humbur bagazhet dhe ende posedojnë raportin nga zyra “Lost and Found”, apo dokumente të tjera që dëshmojnë humbjen, të paraqiten në aeroport më së largu deri më 21 tetor 2026.

Qytetarët që kanë dokumentacionin përkatës mund të vazhdojnë procedurat për identifikimin dhe tërheqjen e valixheve të tyre.

Por, çfarë ndodh me valixhet që nuk tërhiqen?

Sipas aeroportit, bagazhet që kanë qëndruar në hapësirat e tij për më shumë se tre muaj dhe për të cilat pronarët nuk paraqiten deri më 21 tetor, do t’u dhurohen shoqatave humanitare që veprojnë në Kosovë.

Prandaj, qytetarët që kanë humbur valixhet duhet të veprojnë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të mos humbasin mundësinë për t’i tërhequr ato.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë drejtpërdrejt zyrën “Lost and Found” të Aeroportit të Prishtinës përmes këtyre kontakteve:

Telefoni: +383 38 501 502, lokalet 1270/1271

Email: lost.found@limakkosovo.aero

Aeroporti u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që kanë dokumentacion për bagazhet e humbura të lajmërohen para përfundimit të afatit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.