Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet një prej objektivave më të mëdhenj të karrierës së tij, numri i 1000 golave.
Sulmuesi i Al Nassr ka shënuar golin e 981-të në karrierë, në fitoren 3-1 ndaj Neftchi Fargonas së Uzbekistanit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Superylli portugez, 41-vjeçar, realizoi për rezultatin 2-0 në minutën e 42-të, duke ndihmuar skuadrën saudite të krijonte epërsi të rëndësishme që në pjesën e parë. Ronaldo qëndroi në fushë deri në përfundim të takimit.
Me këtë gol, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka mbetur vetëm 19 gola larg shifrës historike prej 1.000 realizimeve në karrierë.
Ronaldo vazhdon kështu garën kundër kohës për të arritur një rekord që do ta vuloste edhe më shumë vendin e tij në historinë e futbollit botëror. /Telegrafi/

