KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky: Rusia goditi gjashtë objekte energjetike pas armëpushimit

Zelensky: Rusia goditi gjashtë objekte energjetike pas armëpushimit

Pavarësisht se Trumpi deklaroi të dielën se armëpushimi do të hynte në fuqi “menjëherë”, presidenti ukrainas tha se Rusia kishte goditur “stacionet tona të gazit, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”.

Në qytetin e Iziumit pati ndërprerje të energjisë elektrike pasi një sulm rus shkatërroi rrjetet elektrike, raportoi agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve Ukrinform. Gjatë natës u goditën gjithashtu infrastruktura energjetike dhe ajo hekurudhore në perëndim të Ukrainës.

Të hënën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina nuk e meriton “pushimin” që do të sillte një armëpushim.

Zelensky tha se 33 persona u plagosën nga sulmet ndaj objekteve energjetike në të gjithë vendin.

Ai i tha televizionit Fox News: “Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia goditi stacionet tona të gazit, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”.

“Besoj se kjo ishte përgjigjja e Putinit ndaj presidentit Trump”, shtoi ai, raporton BBC.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.