Ka nisur rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore në lagjet e fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës, ku, sipas zyrtarëve komunalë, ndërhyrjet ishin të nevojshme dhe urgjente.
Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, Vlonjat Hasani, i cili së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Arianit Tërmkolli, ka përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve.
Hasani ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë sipas planit dhe me synimin për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.
Ai ka theksuar se Komuna e Fushë-Kosovës, përmes Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike, po vazhdon angazhimin për realizimin e projekteve që adresojnë nevojat e qytetarëve. /Telegrafi/

