Ministria e Punëve të Brendshme ka privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, ndërsa me një person tjetër ka zhvilluar bisedë zyrtare për të njëjtën vepër penale.
Sipas policisë, 12 prej shoferëve kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Dy të tjerë kanë drejtuar automjete pavarësisht masës aktive të ndalimit, ndërsa një shofer është kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit.
Me një 16-vjeçar nga rajoni i Tetovës është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit, pasi kishte drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
Burimi: telegrafi.com ↗

