KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin gjatë dy mandateve: Largohet si mik

Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin gjatë dy mandateve: Largohet si mik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komunikimi me Ulutaş ka qenë konstruktiv, duke theksuar se ai largohet nga Kosova si mik.

“Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Temë e diskutimit ka qenë edhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Kurti ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.