KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Instituti Atlas: Kosova në gjendje emergjente me mbeturinat, në Prishtinë u gjetën 16 deponi ilegale

Instituti Atlas: Kosova në gjendje emergjente me mbeturinat, në Prishtinë u gjetën 16 deponi ilegale

Instituti Atlas ka ngritur shqetësimin për gjendjen me mbeturinat në Kosovë, duke e cilësuar atë si krizë mjedisore dhe shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, instituti ka bërë të ditur se vetëm në një rrugë të Prishtinës janë evidentuar 16 deponi ilegale, ndonëse, sipas tij, raporti zyrtar për kryeqytetin evidentonte vetëm një të tillë.

“Kosova ka një gjendje emergjente me mbeturinat. Vetëm askush nuk e ka shpallur”, thuhet në reagimin e Atlas Institute.

Instituti ka publikuar edhe fotografi nga terreni, duke theksuar se situata me deponitë ilegale është më shqetësuese sesa paraqitet në raportet zyrtare.

Sipas të dhënave të përmendura nga instituti, në të gjithë Kosovën janë evidentuar 458 deponi ilegale, që paraqet një rritje prej 55 deponish brenda një viti.

Atlas Institute vlerëson se problemi me mbeturinat nuk mund të trajtohet më vetëm si çështje e pastrimit, por si një krizë që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet.

“Kjo nuk është më çështje pastrimi, por krizë mjedisore dhe shëndetësore. Duhet të trajtohet si e tillë. Tani”, thuhet në reagim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.