Vajza më e vogël e Sylvester Stallone, Scarlet, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq gjatë aktivitetit PaleyFest në New York, ku u shfaq krah prindërve të saj.
24-vjeçarja u paraqit me një fustan elegant saten në ngjyrë shampanje, me rripa të hollë dhe gjatësi deri te gjunjët, të cilin e kombinoi me këpucë të zeza dhe një pamje të kuruar.
Edhe Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Flavin, u shfaqën me veshje elegante.
Aktori kishte zgjedhur një xhaketë blu me kuadrate, teksa Flavin u paraqit me një kombinim bardhezi.
Familja mori pjesë në këtë aktivitet kushtuar serialit “Tulsa King”, ku Stallone luan personazhin kryesor, Dwight Manfredi, e Scarlet është pjesë e kastit në rolin e Spencer.
Personazhi i saj shfaqet fillimisht si kameriere, përpara se të nisë një punë në një fermë kuajsh.
Gjatë mbrëmjes u shfaq edhe episodi i parë i sezonit të katërt të serialit.
Në këtë aktivitet, Stallone dhe skenaristi Terence Winter u nderuan gjithashtu me një çmim nga PaleyFest, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e aktorit.
Scarlet është vajza më e vogël e Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin, të cilët këtë vit festuan 29-vjetorin e martesës.
Ajo ka dy motra më të mëdha, Sophia dhe Sistine.
Familja ka kaluar edhe një humbje të dhimbshme, pasi djali i aktorit nga martesa e tij e parë, Sage Stallone, ndërroi jetë në vitin 2012, në moshën 36-vjeçare. /Telegrafi/

