KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

Gazetari Fidan Jupolli, ka qenë në thumb të fushatës linçuese të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, tash e disa ditë.

Për këtë rast, ka folur edhe deputetja njëherësh sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku.

Çitaku në DPT te Fidani shprehu shqetësimin e saj, për çka tha se kjo është alarm për shoqërinë.

"Ne që jemi në politikë, jemi bërë imun ndoshta ndaj sulmeve të tilla. Për dallim prej jush që jeni në media, unë asnjëherë nuk jam vet. Unë e kam një subjekt të madh politik që më rri në krah e që më mbështet dhe gjithmonë ndihem më e fuqishëm përballë goditjeve të pafundme që i marrim. Por, kur një gazetar sulmohet në mënyrë aq brutale, aq të pashpirtë. Është alarm, do të duhej të ishte alarm për një shoqëri", u shpreh Çitaku në Klan Kosova.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.