KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lirohen nga paraburgimi dy të arrestuarit për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi

Lirohen nga paraburgimi dy të arrestuarit për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi.

Sipas aktvendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet sipas detyrës zyrtare, ndërsa dy të pandehurit janë urdhëruar të lirohen menjëherë.

Zogaj dhe Selimi dyshoheshin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”, sipas nenit 402, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi ndaj tyre ishte caktuar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës, ndërsa vendimi për ndërprerjen e kësaj mase është marrë pasi gjykata ka konstatuar se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar.

Sipas arsyetimit të aktvendimit, protesta tashmë ka përfunduar dhe të pandehurit janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit.

Për rrjedhojë, gjykata ka vlerësuar se nuk ekziston më bazë ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.