Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.
Në komunikatën për media thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëspresidentin De Groot për vizitën, ndërsa pranoi urime për presidenten e re.
“Në këtë frymë u diskutua për mundësitë konkrete të shtimit të vëllimit të bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta. Teksa përmendi rritjen e qëndrueshme ekonomike, për çka mori përgëzime, kryeministri Kurti foli për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, sikurse në infrastrukturën sportive si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030".
"Po ashtu, në takim u diskutua për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe për energjinë, përkatësisht kapacitetet e reja dhe diversifikimin e burimeve”, thuhet në komunikatë.

