Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka fituar Çmimin Kryesor në Festivalin Ndërkombëtar “Ballkan Festival 2026”, të mbajtur në Kumanovë.
Përveç çmimit kryesor, ansambli është vlerësuar edhe me dy çmime të tjera nga juria profesionale. Behrije Hysenaj dhe Altin Gashi u shpërblyen me çmimin për Dyshen më të Mirë, ndërsa Rilind Krasniqi fitoi çmimin Këngëtari më i Mirë.
Në festival morën pjesë ansamble nga vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë Turqinë, Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Sipas njoftimit të Komunës së Shtimes, ky sukses dëshmon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të anëtarëve të ansamblit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe në përfaqësimin e qytetit të Shtimes në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

