KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Media Bridge Hub” hap thirrjen për mbështetjen e mediave në Kosovë

“Media Bridge Hub” hap thirrjen për mbështetjen e mediave në Kosovë

“Media Bridge Hub” ka hapur thirrjen për aplikim për Programin e Mbështetjes për Mediat në Kosovë, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë organizative, kapaciteteve të redaksive dhe përshtatjen e mediave me zhvillimet e reja në sektor.

Programi u dedikohet organizatave mediale që operojnë në Kosovë dhe ofron mbështetje të përshtatur sipas nevojave të tyre, përfshirë diagnostikimin e biznesit dhe operacioneve, zhvillimin apo përmirësimin e planeve të biznesit dhe strategjike, si dhe analizimin e proceseve dhe nevojave teknike të redaksive.

Një pjesë e programit do të fokusohet edhe në përdorimin e përgjegjshëm dhe efektiv të inteligjencës artificiale në redaksi, krahas trajnimeve dhe mentorimit për mediat e përzgjedhura.

Mediat mund të aplikojnë për mbështetje në fushën e biznesit dhe operacioneve, në zhvillimin teknik të redaksisë dhe përdorimin e AI-së, ose për të dyja komponentët së bashku.

Programi për mediat e përzgjedhura është paraparë të zgjasë 10 muaj.

Thirrjen e plotë për aplikim mund ta lexoni: KËTU – LINKU I THIRRJES

Afati për aplikim: 26 Tetor, ora 16:00.

Për të dorëzuar aplikimin përmes formularit online aplikoni: KËTU – FORMA E APLIKIMIT

Për pyetje rreth programit dhe procesit të aplikimit: ietl.projectoffice@gmail.com

Projekti “Media Bridge Hub” mbështetet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie.

Thirrja në gjuhën angleze

“Media Bridge Hub” opens Call for Applications to support local media in Kosovo

“Media Bridge Hub” has opened a Call for Applications for the Support Programme for Local Media in Kosovo, aimed at strengthening organisational sustainability, newsroom capacities and media organisations’ ability to adapt to changes in the media environment.

The programme is intended for local media organisations operating in Kosovo and offers tailored support based on their needs, including business and operations diagnostics, the development or improvement of business and strategic plans, as well as assessments of newsroom workflows and technical needs.

Part of the programme will also focus on the responsible and effective use of artificial intelligence in newsroom work, alongside training and mentoring for selected media organisations.

Applicants may apply for support in business and operations, technical newsroom development and AI use, or for both components combined.

The support programme for selected media organisations is envisaged to last 10 months.

You can read the full Call for Applications HERE – CALL LINK

Application deadline: 26 October 2026, 16:00.

To submit your application through the online form, apply HERE – APPLICATION FORM

For questions regarding the programme and the application process: ietl.projectoffice@gmail.com



The Project “Media Bridge Hub” is supported by #SustainMedia Programme, co-funded by the European Union and the German Government, implemented by GIZ, and DW Akademie.


Projekti “Media Bridge Hub” mbështetet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie.




Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.