Programi pesëditor nis më 19 tetor në Prishtinë dhe fokusohet në përdorimin praktik të inteligjencës artificiale në punën e menaxherëve të mediave sociale.
Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në shumë hapa të marketingut në rrjete sociale: nga hulumtimi dhe strategjia, te krijimi i përmbajtjes, materialet vizuale dhe analiza e rezultateve. Kjo është ideja kryesore e trajnimit “BËHU AI SMM 2026”, që Hallakate e organizon duke filluar më 19 tetor.
Programi është menduar si një Fast Track praktik për menaxherë të mediave sociale, profesionistë të marketingut, krijues të përmbajtjes, freelancerë dhe pronarë biznesesh që i njohin bazat e marketingut në rrjete sociale.
Gjatë pesë ditëve, pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër pesë faza të punës: Think, Create, Produce, Analyze dhe Systemize. Ata do të punojnë me strategjinë, kalendarin e përmbajtjes, idetë e fushatave, tekstet, skenarët për video, krijimin e materialeve vizuale dhe analizën e të dhënave nga platformat e marketingut.
Trajnimi është i orientuar drejt ushtrimeve praktike. Pjesëmarrësit mund të sjellin materialet e një brendi ose klienti dhe t’i përdorin gjatë punës. Në përfundim, synojnë të krijojnë një strategji për rrjete sociale, një sistem 30-ditor të përmbajtjes dhe një kornizë për analizën e marketingut.
Trajnimin do ta udhëheqë Valon Canhasi, themelues i Hallakate dhe Shkolla.ai, strateg i marketingut digjital dhe trajner me mbi dhjetë vjet përvojë profesionale. Qasja e trajnimit përmblidhet me moton: “5 ditë. 15 orë. 100% praktik.”
Trajnimi zgjat gjithsej 15 orë, me nga tri orë në ditë, prej orës 18:00 deri në 21:00. Mbahet në zyrat e Hallakate në Prishtinë.
Më shumë informata dhe aplikimi gjenden në hallakate.com/behu-ai-smm.

