Ka nisur faza e dytë e rrënimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog, në kuadër të projektit për krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se ky proces synon hapjen e rrugës për krijimin e një infrastrukture më moderne dhe funksionale, në shërbim të qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë.
Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim për vështirësitë e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.
Njoftimi nuk përmban detaje për afatin e përfundimit të projektit apo vlerën e investimit. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

