KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

E ktheu teknologjinë në mjet beteje, inxhinieri që dha kontribut të jashtëzakonshëm për UÇK-në

E ktheu teknologjinë në mjet beteje, inxhinieri që dha kontribut të jashtëzakonshëm për UÇK-në

A keni ditur që gjatë luftës, UÇK-ja përdorte komunikime të koduara për të mos u përgjuar nga forcat serbe?

Radiolidhje të improvizuara, pajisje të ndërtuara me pjesë të blera në tregun e Ferizajt, dhe një sistem kriptografie i zhvilluar nga një inxhinier shqiptar në kushte shtëpie, transmeton Klankosova.tv.

Por historia nuk përfundon këtu. Ai ndihmoi edhe në dekriptimin e komunikimeve të policisë dhe ushtrisë serbe.

Visar Hoti, inxhinieri që e ktheu teknologjinë në një tjetër front të luftës, rrëfeu historinë e tij në emisionin “Ora Shtatë”.

“Ushtria Çlirimtare ka qenë ushtri e të gjithëve, e të gjithë qytetarëve, e profileve të ndryshme, dhe zona operative e Nerodimes ka qenë e veçantë në aspektin se ka qenë e pajisur me njerëz të ngritur, ka pasur njerëz intelektualë, që kanë udhëhequr. Në atë kohë ka qenë thirrje e përgjithshme që gjithkush në mënyrën e vetë të kontribuojë për luftën”, u shpreh Hoti.

Pos tjerash, Hoti tha se komunikimi të mbahet shumë i mbyllur rreth punës që bënte ai, ka qenë shumë i rëndësishëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.