KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky akuzon Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Zelensky akuzon Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar një central elektrik në Kiev, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për një “armëpushim energjetik”.

Në një postim në platformën X, Zelensky tha se e kishte informuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për sulmet ruse, të cilat sipas tij po vazhdojnë pa ndërprerje.

Ai bëri të ditur se më herët, forcat ruse kishin goditur një central elektrik në Kiev me një dron të tipit “Shahed”, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona të qytetit.

Zelensky shtoi se më vonë ishin goditur edhe objekte të infrastrukturës energjetike në rajonin e Harkivit.

“E gjithë kjo ndodhi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri deklaratën e tij për një armëpushim energjetik”, shkroi Zelensky.

Trump thotë se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për armëpushim energjetik

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.