Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës “Qemajl Guri”, e cila lidh fshatin Nikaj me fshatin Rekë.
Sipas njoftimit të kryetarit të Kaçanikut, Sabedin Vishi, në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen rruga, trotuari dhe ndriçimi publik. Vishi ka bërë të ditur se projekti do të financohet nga buxheti komunal, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane.
Ai ka theksuar se me nisjen e punimeve po realizohet edhe një nga premtimet e dhëna. /Telegrafi/