KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ai helm ende qarkullon në venat e mia” – Arteta flet për humbjen në finale të Ligës së Kampionëve

“Ai helm ende qarkullon në venat e mia” – Arteta flet për humbjen në finale të Ligës së Kampionëve

Mikel Arteta festoi zgjatjen e kontratës së tij afatgjatë me Arsenalin deri në vitin 2030, duke rikthyer kujtimet e shtatë viteve që ka kaluar në stolin e “Topçinjve” në Emirates Stadium.

Arteta dha një intervistë për The Athletic, ku foli për rrugëtimin e tij me Arsenalin dhe për periudhën e kaluar në krye të klubit.

Trajneri spanjoll rikujtoi gjithashtu humbjen ndaj Paris Saint-Germainit në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Unë ende e mbaj gjurmën e asaj humbjeje, siç thotë Arsene”, tha ai. “Ai helm ende qarkullon në venat e mia”.

“Duhet të qëndrojë aty, sepse kështu mëson dhe mund të jetë një motivim i madh për mua dhe për të gjithë të tjerët”.

“Ka një element elegance, sjelljeje, drite dhe shpirti. Është diçka që është e vështirë të shprehet me fjalë, por ky klub ka një atmosferë të veçantë”.

“Ka një energji që të tërheq, të pushton zemrën dhe lë gjurmë. Ndjej se ka ende shumë për t’u bërë dhe se kjo është vetëm fillimi”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.