Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Gjatë ditës reshjet mbeten prezentë me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

